Studentët nga Franca, Gjermania, Serbia dhe Kosova vizituan Prokurorin e Shtetit

31 Tetor 2016 - 15:18      

Prokurori Besim Kelmendi nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, ka pritur sot në takim një grup studentësh nga Franca, Gjermania, Serbia dhe Kosova, të cilët janë njohur me strukturën organizative të sistemit prokurorial të Kosovës, njofton kumtesa nga Prokuroria, transmeton Koha.net.

Studentët kanë pasur rastin të mësojnë më detajisht lidhur me praktikat e funksionimit të sistemit prokurorial në vend, si dhe me strukturën e këtij sistemi. Ata u njoftuan se në kuadër të sistemit prokurorial të Kosovës, funksionojnë, Këshilli Prokurorial i Kosovë, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Prokuroria e Apelit dhe shtatë prokurori themelore, si dhe për kompetencat që kanë këto prokurori.

Po ashtu, studentët u informuan me ndryshimet e bëra ndër vite në sistemin prokurorial, me strukturat organizative, me zyrat të cilat veprojnë në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, me funksionimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, si dhe me zyrat që veprojnë në kuadër të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial.

Interesimi i studentëve për të ditur më shumë rreth sistemit prokurorial, ishte i madh si dhe nuk munguan as pyetjet e shumta, ku për secilën pyetje morën përgjigjet nga Prokurori Besim Kelmendi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...