31 Tetor 2016 - 15:10
Gjatë fjalës së tij, Zëvendësministri Çelaj, theksoi se një nga kapacitetet inherente të çdo qenieje njerëzore është edhe aftësia e saj për aksion politik.
“Përmes kësaj veçorie që disa mendimtarë të mëdhenj e quajnë një “mrekulli” politike, ne kemi mundësinë që çdo herë të fillojmë një veprim të ri, të frenojmë një të keqe që na pushton dhe të korrigjojmë gabimet që mund të kenë ndodhur në të kaluarën. Falë kësaj aftësie ne e demonstrojmë lirinë tonë dhe mundësinë për të mos mbetur robër të një forme të pandryshueshme njerëzore. Duke punuar së bashku dhe me një vendosmëri titanike në luftën kundër korrupsionit e në shërbim të interesit të përgjithshëm publik, ne mund të bëhemi shtylla e një rendi të lirë, të drejtë dhe demokratik”, tha Çelaj.
Ai theksoi se korrupsioni sot përbën kancerin e shumë problemeve të një shoqërie me ç ‘rast tentakulat e tij asfiksojnë frymëmarrjen saj. Ai tha se në aspektin ekonomik ai shkatërron mundësitë për punë produktive dhe frenon ngritjen ekonomike dhe kështu i mban të varfëritë në mjerimin e tyre, rrënon stabilitetin dhe shndërrohet në potencial destruktiv për rendin, madje në ushqim edhe për fenomene fatale siç është terrorizimi. Për më tepër ai “stimulon dhe më të mirët që të kalojnë kohën duke e manipuluar sistemin, në vend të inovimit dhe krijimit të pasurive të tyre”.
Çelaj tha se në aspektin politik, korrupsioni sot minon edhe legjitimitetin e sistemeve politike. Ai gërryen themelet e demokracisë dhe rrënon shpresat në ofertën e saj. Sepse në vend të konkurrencës së ndershme, korrupsioni afirmon manipulimin dhe mashtrimin e vullnetit qytetar të një shoqërie.
Që të realizohet ky objektiv, që shteti ynë të funksionojë sipas standardeve të mirëfillta demokratike dhe që të jetë në mesin e atyre vendeve që dallohen pikërisht nga aftësia për të ofruar një cilësi qeverisëse, i cili do të ishte në shërbim të të gjithëve, na nevojiten masa efektive e konstante.
“Të vetëdijshme për rëndësinë jetike që ka kjo betejë, institucionet e Republikës së Kosovës deri me tani kanë krijuar një kornizë institucionale dhe ligjore për t'u ballafaquar me këtë problem. Kështu më lejoni që shkurtimisht të veçoj vetëm disa nga këto masa”, tha në fund Çelaj.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...