31 Tetor 2016 - 15:06
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, tha se Ligji për Buxhetin për vitin 2017, është buxhet zhvillimor dhe reflekton programin qeverisës të koalicionit që shpreh përcaktimin për zhvillim ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Mustafa tha se pjesa më e madhe e buxhetit gjeneron nga të hyrat fiskale dhe jo fiskale.
Një pjesë e buxhetit është siguruar nga huadhënia nga institucionet ndërkombëtare dhe një pjesë e mjeteve që lirohen nga AKP ja.
Mustafa ka shtuar se buxheti prej rreth 2 miliardë eurosh rezulton që investimet kapitale të jenë rreth 50 për qind më të mëdha.
Sipas tij, deficiti buxhetor parashihet të jetë 1.5 për qind me i ulët se sa lejon FMN -ja.
Ai është zotuar se buxheti do të shpërndahet në mënyrë proporcionale sa i përket ministrive dhe komunave.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...