Foto: Koha / ilustrim

Asambleja e Suharekës me deklaratë kundër kthimit të serbëve në Mushtisht

31 Tetor 2016 - 14:32      

Alush Shala, asamblist i PDK-së në Asamblenë Komunale të Suharekës sot lexoi deklaratën rreth kthimit të serbëve në fshatin Mushtisht.

“Duke qenë se plakët janë të hapura, së pari të kthehen të zhdukurit, të ketë kërkim falje nga serbët, të vihen para drejtësisë personat e inkriminuar, e pastaj të krijohet klima për kthim”, ka thënë ndër të tjera Shala, transmeton TherandaPost.

Asamblistët e Kuvendit Komunal të Suharekës kanë votuar unanimisht këtë deklaratë.

Kjo pikë nuk ka qenë pjesë rendit të ditës, por në fillim të takimit, asamblisti Shala nga PDK kërkoi fillimisht që të futet në rend të ditës, gjë që u bë.

Të kujtojmë se muajin gusht ka dështuar një kthim i përkohshëm i serbëve, që u pengua nga banorët e fshatit Mushtisht.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...