Gaxherri: LDK s’e ka luksin të bëjë lojëra me SHIK-un

31 Tetor 2016 - 13:32      

Deputetja LDK-së Besa Gaxherri ka reaguar sot ndaj një shkrimi në një portal me titullin “LDK bllokoi hetimet për SHIK-un”.

Këtë reagim ajo e ka bërë në profilin e saj në Facebook, transmeton Koha.net.

Gaxherri, pa ndërhyrje gjuhësore të portalit, ka shkruar:

LDK, nuk e ka luksin as hilen per me bo lojra me SHIK-un. LDK eshte subjekti i vetem qe e ka perjetuar dhunen dhe vrasjet nga SHIKU, anetaret e ciles organizat jane ne te gjitha partit, opozitare dhe ne PDK. Cfare mendoni ju se LDK duhet te bie edhe me kete rast ne kurthin e juaj qe perveq vrasjeve edhe gjykimin ta beni ju vete? Jo kjo nuk do te ndodhe.

Nuk do te ju bejm te mundur qe te beni prap skenare cfare ju dini, prap ne kurriz te LDK-se. Vertet ne Kosove drejtesia len per te deshiruar por ne asnjehere nuk do heqim dore duke kerkuar drejtesi deri sa rasti i fundit te zbardhet dhe te ju hiqen maskat te gjithe atyre “patriotave” qe vran atedhetaret, patriotet, komandantet, ushtaraket, gazetaret, politikanet me te denje te Kosoves.

Pse ju pengon juve qe ne LDK-ja kerkojm drejtesi per vete cdo dite edhe ne fushata. Prandaj ju deshet te beni komision hetimor e nga “ekspertiza” juaj e larte si deputet si jeni te konstatoni se ne kemi shpif se askush nuk u vra. Ju sa te afte jeni edhe kete gje e beni nese ju japim ne mundesin. Po lerini me lojrat e ulta e te rrezikshme.

Njerezit nga LDK jane vra nga SHIK-u, vetem pse kane menduar ndryshe, vetem pse populli i ka mbeshtet dhe ju ka dhene pushtet, e ju mbeshtetjen dhe pushtetin ju eshte dashur ta merni me krim e me vrasje. Duhet te keni respect se paku per familjet e ketyre patrioteve te vrare, te mos tentoni qe me skenare te tille tju mohoni edhe drejtesin. Ju duhet te gjeni forcen dhe te deshmoni per rastet e vrasjeve ne LDK, vetem atehere ju mund te jeni te qete.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...