Foto: Koha / ilustrim

Kushtetuesja hedh poshtë kërkesën e Listës Srpska për “Trepçën”

31 Tetor 2016 - 12:43      

Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën e Listës Serbe për t’u shqyrtuar kushtetutshmëria e Ligjit për “Trepçën”, të aprovuar javë më parë nga Kuvendi i Kosovës.

Në vendimin e Gjykatës, të publikuar pak më parë, thuhet se Ligji për “Trepçën” është kushtetues për nga përmbajtja dhe për nga procedurat e ndjekura për miratim në Kuvendin e Kosovës.

“Gjykata gjen se parashtruesit e kërkesës nuk kanë dëshmuar pretendimin e tyre në baza kushtetuese dhe nuk kanë paraqitur prova që tregojnë se si dhe përse Ligji i kontestuar për Trepçën ka shkelur Kushtetutën, qofte në procedure, qoftë në përmbajtje”, thuhet në konkluzionet e Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata gjen se kërkesa e parashtruesve është qartazi e pabazuar.

“Gjykata deklaron që Ligji nr. 05/L-120 për Trepçën është në pajtueshmëri me Kushtetutën. Rrjedhimisht, Gjykata e konsideron te nevojshme t'ua tërheq vëmendjen të gjitha palëve të interesuara në faktin se të gjitha aktet ligjore dhe administrative që mund të jenë në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Trepçën stopohen dhe nuk do të implementohen”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Vendimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese mund ta lexoni KËTU.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...