Shkalla e kthimit të serbëve në Kosovë s’e kënaq Beogradin

31 Tetor 2016 - 11:33      

Shkalla e kthimit të qëndrueshëm të serbëve të shpërngulur nga Kosova është më i ulëti në krahasim me rajonet pas konflikteve dhe është vetëm 1.9 për qind,e përgjegjësinë për këtë, sipas Marko Gjuriqit,e kanë organet e Kosovës, transmeton Koha.net.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Gjuriq, në takim me zëvendës ndihmësen e SHBA–së për çështje refugjatësh Nancy Izo Jackson, është ankuar pse kjo temë nuk është gjendur në agjendën e Brukselit në bisedimet Beograd – Prishtinë .

Ai, siç njofton FoNet ka përmendur problemet me të cilat ndeshen të kthyerit në jug të Ibrit e sidomos në fshatrat e Dukagjinit duke theksuar se “ bëhet fjalë për popullatën e privuar më së shumti nga të drejtat në Europën bashkëkohore”.

“Pos çështjeve të sigurisë, problem për të shpërngulurit është se ata nuk mund të hyjnë në pronën e vet, pasi 40 mijë njësi banesore janë ende të uzurpuara e Prishtina nuk po krijon kushte ligjore që ky problem të zgjidhet në mënyrë të drejtë”,është thënë në kumtesën e shpërndarë nga Zyra e Gjuriqit.

Gjuriq ia ka prezantuar Jacksonit edhe konceptin e lagjes “Lugina e Dielli” e cila “ka potencial që pjesërisht ta korrigjojë padrejtësinë de në mënyrë të qëndrueshme të zgjidhë problemet e atyre që ende dëshirojnë të kthehen në Kosovë”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...