Streha e vetme e rrëqebullit të Ballkanit në Shqipëri drejt shkatërrimit

31 Tetor 2016 - 11:08      

Gjatë një monitorimi dy ditor në Malin e Munellës, më 25 dhe 28 Tetor 2016, të ushtruar nga grupi i punës i Shoqatës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), janë vënë re shkelje flagrante të moratoriumit të pyjeve.

Ekspertët e PPNEA-së kanë konstatuar që prerjet e pyjeve janë shtuar me një intensitet të lartë duke prekur edhe ato pak gjurmë pylli të mbetura në këtë zonë malore.

Inspektimi u përqendrua në afërsi të fshatrave Kimëz, Mushtë dhe Domgjon, pjesë të Bashkive Pukë dhe Mirditë. Në këto zona, është vënë re prania e inidvidëve dhe makinerive që shfrytëzonin pa kriter masivet pyjore të Munellës. Veç kësaj, janë vënë re edhe kamionë të mbushur me lëndë drusore ahu dhe pishe, për lëndë punimi që nuk justifikohen si prerje për dru zjarri për nevojat e banorëve të bashkive të lartpërmendura. Shkatërrimi prej disa viteve i këtij habitati nuk ka ndalur edhe pas vendimit për Moratoriumin e Pyjeve. Situata paraqitet e njëjtë, sikurse në kohën kur Moratoriumi nuk ishte në fuqi.

Lexoni edhe këtë: Fakte rreth rrëqebullit [foto/video]

Munella, kjo pasuri e madhe kombëtare dhe një strehë e shumë kafshëve të egra, ndër to edhe e Rrëqebullit të Ballkanit, një ndër llojet më të rralla të faunës në vend, i rrezikuar në mënyrë kritike në nivel global, po shkatërrohet dita-ditës.

Nisur nga situata e paraqitur në terren, PPNEA u bën thirrje autoriteteve përgjegjëse për të marrë masa të menjëhershme që të ndalin veprimtaritë shfrytëzuese në rajonin e Malit të Munellës dhe të vendosin para përgjegjësisë ligjore të gjithë shkelësit.

Nëse do të vazhdohet me këtë ritëm, e vetmja gjë që do ti mbetet Malit të Munellës do të jenë kujtimet e bukura të së shkuarës, pas humbjes së sigurt të vetmes popullatë të mbetur të Rrëqebullit të Ballkanit në Shqipëri.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...