Tashmë janë vendosur 22 kilometrat e parë të gazsjellësit TAP në Shqipëri

31 Tetor 2016 - 11:05      

Tiranë, 31 tetor - Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri deklaroi të dielën se po vijon me ritëm të kënaqshëm ndërtimi i gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetin social “facebook”, Gjiknuri thotë se rreth 29 km lineare nga gjurma e projektit janë sistemuar, ndërsa janë vendosur në varg përgjatë gjurmës mbi 22 km tuba. Nga këto, sipas ministrit, afërsisht 14 km tuba janë salduar.

Gazsjellësi Trans Adriatik është pjesë e korridorit jugor të gazit me gjatësi 3500 km, i cili do të lejojë rrjedhjen e gazit nga rajoni Kaspik deri në tregjet energjike europiane.

Gjurma e TAP-it përmes Shqipërisë është rreth 215 kilometra në pjesën tokësore dhe 37 km në pjesën detare në ujërat territoriale shqiptare të Detit Adriatik.

Seksioni fillon në Bashkinë e Devollit, Qarku i Korçës, në kufirin shqiptar me Greqinë dhe mbërrin në Detin Adriatik 17 km në veriperëndim të Fierit, 400 metra në tokë nga vija bregdetare.

TAP-i do të zhvillojë infrastrukturën energjetike shqiptare dhe do të afrojë investime të huaja madhore në vend.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...