Rritja e buxhetit nga huamarrja

31 Tetor 2016 - 06:44      

Projektbuxheti i vitit 2017 prej dy miliardë eurosh apo për afro 320 milionë euro më i lartë se buxheti i këtij viti, pritet të aprovohet sot (e hënë) nga Qeveria e Kosovës.

Ky është afati i fundit kur ky institucion duhet ta aprovojë atë dhe t’ia përcjellë Kuvendit për miratim.

Kryeministri Isa Mustafa dhe ministri i Financave, Avdullah Hoti, kanë thënë se ky buxhet është buxheti më i madh që ka pasur Kosova dhe, sipas tyre, është i realizueshëm, i qëndrueshme dhe ruan stabilitetin fiskal.

Shefi i ekzekutivit, Mustafa ka thënë se të hyrat tatimore dhe jotatimore parashihen të jenë 1 miliardë e 725 milionë euro, apo 91 milionë me shumë se vitin 2016 ose 380 milionë më shumë në krahasim me fundin e vitit 2014, kur kjo Qeveri e koalicionit e filloi qeverisjen.

Ndërkohë që njohës të ekonomisë kanë mendime të ndryshme rreth buxhetit. Drejtori i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, Ibrahim Rexhepi, ka thënë se shifrat e përmendura janë ambicioze, edhe pse thotë se Ministria nuk ka dhënë detaje ende rreth buxhetit.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Naim Gashi, ka thënë për gazetën se e ka mirëpritur faktin që rritja e buxhetit është bërë në vijën e investimeve kapitale, që për dallim nga vitet e mëhershme ka pasur rritje në linja të pagave dhe mëditjeve, mallrave dhe shërbimeve. (Detajet tjera mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...