31 Tetor 2016 - 06:30
Vetëm gjatë shtatorit të këtij viti Kosova ka blerë prodhime të huaja në vlerën e 232.6 milionë eurove, ndërsa ka shitur vetëm 21.6 milionë euro, shkruan sot Koha Ditore.
Ky në të vërtetë është dallimi në mes të importit dhe eksportit, apo siç njihet ndryshe deficit tregtar, e që gjatë muajit shtator ka shënuar rritje për 2.2 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Nga rritja e importit ka përfituar më së shumti Serbia, e cila vazhdon të jetë eksportuesi më i madh në Kosovë, me pjesëmarrje 15.2 për qind. Në muajin e kaluar eksporti i Serbisë në Kosovë përbën 14.8 për qind, që i bie se ka një rritje prej 0.4 për qind më shumë gjatë shtatorit.
Brenda një viti, me këtë trend të shkëmbimit tregtar, Serbia shet mallra në Kosovë në vlerën e afro 400 milionë eurove. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...