“Ballkanit” i rrezikohet ekzistenca [video]

30 Tetor 2016 - 22:31      

Fabrika për prodhimin e shiritave të gomës, “Ballkan” nga Suhareka ka nisur t’i dërgojë punëtorët në pushim të dhunshëm.

Atyre që mbeten duke punuar ua ka rritur orarin e punës deri në 12 orë, raporton KTV.

Punëtorë të fabrikës që nuk kanë pranuar të flasin para kamerës nga frika e hakmarrjes nga menaxhmenti kanë thënë se përpos orarit të gjatë mezi po arrijnë t’i marrin 200 euro pagë.

Ata thonë të kenë mbetur vetëm, pasi edhe sindikata e fabrikës është në anën e menaxhmentit.

Një fakt të tillë e kanë pranuar edhe drejtuesit e fabrikës.

Ata kanë deklaruar se përpos dërgimit në pushim, punëtorët po i paguajnë 70% të pagës.

Shala ka thënë se krejt kjo po ndodh për faktin se Ballkani po përballet me probleme të mëdha për shkak të rritjes së kostos së pagimit të doganës në repromaterial.

Drejtori i kësaj ndërmarrjeje, që vitin e kaluar, kishte arritur të kishte 12 milionë euro qarkullim, thotë të ketë mbajtur një varg takimesh për të ndryshuar këtë vendim, por përpos premtimeve, asgjë nuk ka lëvizur.

Thotë se nëse zgjatet kjo situatë, fabrika do të ketë edhe më vështirë të punojë dhe të mbajë tregjet e jashtme.

Pranon se një situatë e tillë ka ndikuar që të dërgojë punëtorët në pushim të padëshiruar dhe me 80% të pagës.

Kjo fabrikë është privatizuar me spin off special më 2005 nga një investitor turk.

Për të njëjtën, kishin shprehur interesim kompani me renome ndërkombëtare për ta blerë, por u larguan heshtazi.

E njëjta, dikur ka qenë krenaria e kësaj komune me rrethinë, madje në kohët e arta të saj, qytetarët të Suharekës kishin lënë Gjermaninë e Zvicrën dhe kishin ardhur për të punuar aty.


“Ballkanit” i rrezikohet ekzistenca by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...