30 Tetor 2016 - 20:22
Këto ndërtime për banorët e fshatit Korishë të Prizrenit janë degradim i parkut, raporton KTV.
Sipas tyre, për ndërtimin e këtyre objekteve nuk ka leje paraprake nga Ministria apo Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor.
Këta banorë të këtij fshati kanë ngritur edhe kallëzim penal kundër ndërtimit të këtyre objekteve.
Sipas avokatit Esat Gutaj, është kryer vepra penale “ndotja, degradimi apo shkatërrimi i pyjeve nga neni 357 si dhe neni 368, punimet e kundërligjshme në Parkun Nacional – Bjeshkën e Kabashit, zonë kjo e mbrojtur me ligj të veçantë.
Për këto objekte, thuhet më tej në kallëzimin penal, nuk ka leje paraprake nga Ministria apo Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Prizren.
Për këto ndërtime ilegale, është njoftuar edhe Inspektorati i ndërtimit i Komunës së Prizrenit, por zyrtarë të kësaj komune thonë që nuk kanë kompetenca për të vepruar dhe se gjithçka është në dorë të Ministrisë së Mjedisit.
Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë procesverbale, përmes të cilave ka dhënë urdhëresa për ndalim të ndërtimit të punimeve.
“Meqenëse punimet kanë vazhduar, inspektorati ka dalë sërish në vendin e ngjarjes dhe ka lëshuar vendime për rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje. Fillimisht është kërkuar nga vetë ndërtuesit që këtë ta bëjnë vullnetarisht, në të kundërtën, një gjë të tillë do ta bëjë Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ku shpenzimet e rrënimit i bartin vet ndërtuesit”.
Më 3 maj të vitit 2013, ish-ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, pat marrë vendim që të ndalojë të gjitha ndërtimet në fshatin turistik Prevallë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...