10 për qind e shqiptarëve kanë probleme me veshkat

30 Tetor 2016 - 19:03      

Futja e dy analizave për zbulimin e sëmundjeve të veshkave në “check up”, është mëse e domosdoshme për mjekët nefrologë, të cilët thonë se 10% e shqiptarëve vuajnë nga problemet e veshkave dhe te nefrologu paraqiten në stade të avancuara.

“Ne kemi një informacion shumë të vakët që prej vitit 1996 kur kemi pasur punimet e fundit. Më pas nuk kemi pasur më të tilla, sepse punimet për të skanuar të tërë popullatën, për të gjetur sesa të shpeshta janë sëmundjet e veshkave në një popullatë të caktuar, kanë kosto. Ky është një fat i jashtëzakonshëm për Nefrologjinë, futja e dy ekzaminimeve tona, të cilat po t’i kërkonim t’i bënim vetë do të ishte e pamundur, sepse do të ishin strukturat. Azotemia, kreatinemia dhe niveli i albuminës në urinë janë 3 ekzaminimet, që na bëjnë neve të jemi në gjendje të shohim përmasat e fenomenit të sëmundjeve të veshkave në Shqipëri”, deklaroi Myftar Barbullushi.

Duke parandaluar sëmundjet e veshkave do të reduktohet dhe vdekshmëria nga problemet e zemrës, shpjegon Barbullushi.

“Nuk mundet që në një popullatë ku 10-12 për qind vuajnë nga sëmundjet e veshkave apo kanë probleme me veshkat, këto raste t’i trajtojnë 70 apo 80 nefrologë. Duhet zbritur te mjeku i familjes dhe për ta bërë këtë, natyrisht duhet edukim për nefrologët për të bërë këtë mësimdhënie, edukim për mjekun e familjes”, deklaron më tej mjeku Barbullushi.

Duke kapur në kohë sëmundjet e veshkës, trajtimi do të mund të bëhet edhe nga mjeku i familjes.

“Njerëzit që kanë probleme me veshkat kanë një predispozitë deri në 20 herë që të vdesin nga problemet kardiake. Zbulimi i hershëm dhe parandalimi i këtyre do të japë një ndihmesë të jashtëzakonshme. Jo vetëm në buxhetin e shtetit, jo vetëm në cilësinë e jetës së pacientëve, por edhe për të ulur vdekshmërinë dhe problemet e sëmundjeve të zemrës, të cilat janë të lidhura ngushtësisht me sëmundjet e veshkave”, tha Barbullushi.

Futja e analizave të veshkave në paketën bazë të kontrollit të sëmundshmërisë, që bëhet falas për grupmoshën 35-70 vjeç, do të nxisë mjekët nefrologë të përgatisin një strategji për trajtimin e sëmundshmërisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...