Bahtiri: Po e heqim barrikadën në sheshin “Adem Jashari”

30 Tetor 2016 - 11:29      

Pas heqjes së barrikadës së fundit të vendosur në Mitrovicën e Veriut, të shtunën mbrëma te shkolla teknike, sot është duke u liruar edhe pengesa e fundit nga banorët shqiptarë në udhëkryqin kryesor në “Lagjen e Boshnjakëve”.

Kështu ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, kryetari i komunës së Mitrovicës jugore, Agim Bahtiri.

“Sot po hiqet edhe kjo pjesa që është quajtur sheshi “Adem Jashari” dhe tashmë çdo qytetar mund të lëvizë lirshëm në Mitrovicë”, ka deklaruar Bahtiri.

Në këtë hapësirë ishte vendosur një cilindër betoni me diametër 1.5 metra, në udhëkryqin kryesor në “Lagjen e Boshnjakëve” nga banorët shqiptarë, duke e emërtuar atë sheshi “Adem Jashari”.

Vendosja e cilindrit të betonit në “Lagjen e Boshnjakëve”, ishte, siç thuhej, një kundërpërgjigje e banorëve shqiptarë ndaj një vendimi të organeve komunale të Mitrovicës së veriut për ndërtimin e sheshit “Princ Lazari”, në vitin 2014”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...