Hoxhaj solidarizohet me Italinë pas tërmetit të fuqishëm

30 Tetor 2016 - 11:21      

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka qenë i pari nga skena politike kosovare që ka gjetur kohë të shkruajë disa rreshta solidarizimi me gjendjen e krijuar në Itali pas tërmetit të fuqishëm që la të shkatërruara disa ndërtesa, por fatmirësisht pa viktima në njerëz.

“Italia mike sërish u godit nga një tërmet. Solidarizim me popullin dhe qeverinë italiane në këto momente të vështira”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook, raporton Koha.net.

Gjatë orëve të hershme të mëngjesit të sotëm, qyteti Norcia u godit fuqishëm nga një tërmet i shkallë 6.6 të Rihterit, sipas Reutersit, ndërsa pas vetes la shumë gërmadha dhe të lënduar, por deri më tani nuk është raportuar për asnjë të vdekur. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...