Oda Amerikane dhe Ministria e Punës i bëjnë me shtëpi katër familje të pastreha

29 Tetor 2016 - 20:31      

Me fonde të përbashkëta të Odës Amerikane në Kosovë, përkrahur nga kompanitë anëtare dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, filloi procesi i ndërtimit të katër shtëpive për familjet e pastreha adekuate.

Ministri i Punës, Arban Abrashi ka thënë se familjet e përzgjedhura janë nga Peja, Skenderaj, Lipjani dhe Mitrovica dhe ndërtimi i shtëpive do të fillojë sapo të përzgjidhet kompania ndërtuese.

“Falënderoj Odën Amerikane në Kosovë dhe kompanitë kontribuuese të Odës, duke shpresuar se aktivitete të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Së bashku mund të kontribuojmë më fuqishëm në përmirësimin e mirëqenies së familjeve në nevojë”, ka thënë ministri i MPMS-së, Arban Abrashi. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...