Foto: Koha / ilustrim

Kërkohet qartësimi i situatës financiare të RTK-së [video]

29 Tetor 2016 - 19:17      

Një mori kërkesash i janë përcjellë menaxhmentit të RTK-së nga deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Gjatë kësaj jave, u realizua takimi i parë ndërmjet deputetëve të grupit punues, që doli nga Komisioni për Buxhet dhe Financa, me përfaqësues të bordit dhe menaxhmentit të RTK-së, ku u janë përcjellë këto kërkesa, raporton KTV.

Deputetja Besa Gaxherri shprehet se është momenti i fundit që të qartësohet situata financiare në Radio Televizionin e Kosovës.

Kryetari i Bordit të RTK-së, Ismet Bexheti, i ka thënë KTV-së se janë duke punuar që t’u kthejnë përgjigje anëtarëve të komisionit.

Lidhur me RTK-në, Kuvendi, respektivisht anëtarët e Komisionit për Media, janë në punë e sipër për amendamentimin e ligjit për RTK-në.  


Kërkohet qartësimi i situatës financiare të RTK-së by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...