Kryeprokurori i Shtetit anëtarësohet në Asociacionin Ndërkombëtar të Prokurorëve

29 Tetor 2016 - 15:52      

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pranuar njoftimin nga Këshilli Ekzekutiv i Asociacionit Ndërkombëtar të Prokurorëve (IAP), me seli në Holandë, se gjatë një rudi të konsultimeve të mbajtur rishtazi, ky asociacion ka miratuar kërkesën për anëtarësi organizative të pranuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit të Republikës së Kosovës.

Në emër të Këshillit Ekzekutiv, sekretari i Përgjithshëm i IAP-së, Han Moraal, i ka shprehur mirëseardhje Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit të Kosovës, si anëtare organizative në Asociacionin Ndërkombëtar të Prokurorëve, duke shprehur besimin se Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe IAP-ja do të kenë marrëdhënie të mira, të frytshme dhe afatgjate baskëpunimi, si dhe do të përfitojnë në mënyrë të ndërsjellë nga kjo lidhje.

Një nga shumë përfitimet e anëtarësimit organizativ në këtë asociacion është qasja pa pagesë në faqet e internetit dhe rrjetet e IAP-së për Prokurorinë e Shtetit. Personi kontaktues për IAP-në, i caktuar nga kyeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, do të jetë përgjegjës të promovoj njohuritë në lidhje me rrjetin IAP dhe projektet e aktivitetet e IAP-së tek prokurorët që punojnë në gjithë institucionin e Prokurorit të Shtetit, duke shpërndarë lajmërime dhe publikimeve të IAP-së brenda institucionit të Prokurorit të Shtetit.

Po ashtu kryeprokurori i Shtetit do t’i caktojë personat kontaktues për ndihmë juridike të ndërsjellë, për krimet kibernetike, për drejtësi penale ndërkombëtare, për krimet mizore dhe krimet kundër njerëzimit, për trafikimin me qenie njerëzore, për anti-terrorizmin, për anti-korrupsionin, si dhe për dhunën seksuale që ndërlidhet me konfliktin.

Pas këtij njoftimi, kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi në emër të institucionit të Prokuriorit të Shtetit ka shprehur falënderim për Prokurorinë e Përgjithshme të Shqipërisë dhe misionin EULEX, të cilët janë angazhuar dhe kanë kontribuar që Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit e Republikës së Kosovës të pranohet anëtare e Asociacionit Ndërkombëtar të Prokurorëve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...