29 Tetor 2016 - 11:32
Ai ka thënë se vetëm falë organizimit vendor politik dhe ushtarak të UÇK-së, sot gëzojmë lirinë.
“Tjerat vijnë pas si mbështetje e kohës... Askush s’do të duhej të përdorte shkronjat UÇK-UÇK, apo kohën e lavdisë. Thurja e lëvdatave apo hetimet mbi atë se çfarë ka ndodhur para 18 vitesh, nuk mundet të ndikojë në kualitetin e jetës së qytetarëve tanë”, ka shkruar Remi në Facebook.
“Vazhdimisht sfidohemi nga krimet ekonomike, korrupsioni, nepotizmi dhe mafiat përtej kufijve kombëtar...”, ka shtuar më pas.
Sipas Remit, hapja e rrugës për ndërtim të shtetit të së drejtës, duhet t’i eliminojë grupet vendore apo edhe ato ndërkombëtare të natyrës kriminale.
“Ne duhet të ndërtojmë shtetin e suksesit duke mos justifikuar mospunën dhe dështimet tona me kohët e vjetra si ajo e okupimit, organizimit të luftës apo edhe lëvizjeve politike klandestine. Ecja e drejtë shtetit të suksesshëm, mund të bëhet”, ka shkruar Remi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...