Daçiq: Fjalët e Tahirit janë boshe, ja kur diskutohet për gjenocid, dëme lufte e të tjera

29 Tetor 2016 - 11:22      

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se do të braktisë synimet e tij për të ndaluar anëtarësimin e Kosovës në organizata të OKB-së.

Ai ka thënë për ultimatumet e Edita Tahirit se janë fjalë boshe, transmeton Koha.net.

“Të gjitha janë fjalë boshe. Është një zemërim lokal që përdoret për të qetësuar disa fantazma politike në Prishtinë. Megjithatë, kjo është mirë sepse njerëzit e shohin se me kë përballemi ne kur negociojmë”, ka thënë Daçiq për PINK TV.

Ministri serb ka thënë se kur kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq do të negociojë me Edita Tahirin atëherë fillojnë bisedimet për gjenocidin, dëmet e luftës, demarkacionin, njohjen e Kosovës dhe të ngjashme.

“Askush nga ne nuk ka pranuar që të diskutojë për to, as nuk do të diskutojmë. Ai dialog është transferuar në nivelin e BE-së me rezolutë të OKB-së, por është me status neutral dhe askund nuk thuhet se çfarë duhet të bëjmë, që sot disa vende duken nervoze”, ka shtuar Daçiq.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...