KMDLNJ dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm në veri, ku pati të plagosur

29 Tetor 2016 - 08:46      

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), Qendra Rajonale në Mitrovicë, e ka dënuar rastin e sulmit më armë që ka ndodhur një ditë më parë në familjen e vëllezërve Emin, Esat dhe Ekrem Barani në lagjen Kroi i Vitakut në Mitrovcë, ku Ekremi ka marrë plagë në kokë.

“Dje, më 27.X.2016, rreth orë 14:00, në lagjen Kroi i Vitakut pjesa e okupuar e qytetit të Mitrovicës, banditë kriminelë çetnikë serbë shkrepën armë zjarri prej kah breshëri plumbash goditën disa shtëpi në lagjen Qendra 1 në Mitrovicë. Më këtë rast disa plumba qëlluan në ballkone, shtëpi dhe oborre të vëllezërve Emin, Esat dhe Ekrem Barani, një plumb e qëllon në kokë Ekrem (Halim) Barani (56 vjeç), baba i katër fëmijëve, i cili që i shtyrë të kërkoi ndihmën e mjekut, ndihmë kjo që iu dha në spitalin e përgjithshëm të Mitrovicës”, thuhet në kumtesën e KMDLNJ-së, përcjell ksp.

KMDLNJ kërkon nga organet e sigurisë, përkatësisht Policia e Kosovës, policia e EULEX-it, karabinierët italianë, të cilët vazhdimisht kujdestarojnë matanë urës kryesore të lumit Ibër, përkatësisht shumë afër lagjes, prej nga erdhën plumbat dhe nga paqeruajtësit, të cilët janë të thirrur për siguri të qytetarëve, që sa më parë t’i kapin akterët dhe t’i nxjerrin para drejtësisë në mënyrë që t’iu jepet dënimi i merituar.

“Duhet të ceket se jo rrallë në pjesën e okupuar të Mitrovicës, natën ditën dhe në çdo kohë dëgjohen të shtëna nga armë të ndryshme automatike dhe jo rrallë plumbat godasin çatitë e shtëpive të lagjeve Ilirida, Qendra 1 etj.”, thekson KMDLNJ.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...