28 Tetor 2016 - 22:14
“Sonte në prani të qindra mysafirëve dhe anëtarësisë së gjerë të partisë, Aleanca Kosova e Re ka shënuar dhjetë vjetorin e themelimit të saj si parti. Nën tingujt e himnit shtetëror është hapur aktiviteti i organizuar, ndërsa më pas mbrëmja është vijuar nga një dokumentar mbi veprimtarinë e Partisë që nga themelimi i saj si dhe veprimtarinë e liderit të saj z.Behgjet Pacolli”, thuhet në një njoftim për media të kësaj partie, përcjell Koha.net.
Sipas njoftimit, Pacolli aty tha se gjatë rrugëtimit 10 vjeçar, Aleanca Kosova e Re ka kaluar nëpër shtigje dhe pengesa të kohës, duke u përballuar kështu më sfida të shumta, por se nuk është ndalur asnjëherë, me besimin e fuqishëm në punën dhe angazhimin e saj për zhvillimin e gjithanshëm të Kosovës dhe rimëkëmbjen e saj ekonomike.
Lexo edhe: Kusari – Lila thotë se partia e re po themelohet prej degëve në qendër
“Duke folur për orientimin liberal të partisë dhe programin e saj bashkëkohor politik, ekonomik e social, Presidenti Pacolli ka treguar se AKR ka platformë për ekonomi të tregut të lirë si dhe për bashkëpunim gjithëpërfshirës më vendet e zhvilluara perëndimore, duke qenë në partneritet të përhershëm strategjik si dhe në miqësi të përjetshme me SHBA-të dhe aleatët e saj në Evropë”.
Në këtë aktivitet Pacolli ka ndarë edhe disa Mirënjohje për ata që ndër vite kanë dhënë kontributin e tyre në Aleancën Kosova e Re.
Por partia e Pacollit njihet si njëra prej trampolinave më të mëdha në politikë, raporton Koha.net. Deputeti Driton Tali pati hyrë në Kuvend si garues i kësaj partie por u pat ndarë shpejt për të vazhduar mandatin si deputet i pavarur.
Edhe eksperti i ekonomisë, Muhamet Mustafa, bashkë me atë që njihej si E15, kishte arritur të hyjë në Kuvendin e Kosovës si pjesë e kësaj partie, e më vonë kishte kaluar në LDK-në e mikut të tij, Isa Mustafa.
Përmes AKR-së, kishin kaluar edhe Rita Hajzeraj e Njomza Emini, që tash janë në LDK, e para zëvendësministre e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale ndërsa kjo e dyta deputete.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...