Avokati i Limajt thotë se për ato vrasje nuk dihet se a i ka bërë UÇK-ja

28 Tetor 2016 - 20:33      

Avokati mbrojtës i Fatmir Limajt i akuzuar për herë të tretë për krime lufte, Tahir Rrecaj ka theksuar se Limaj nuk është fajtor për krimet me të cilat akuzohet dhe se personat që dyshohet që kanë kryer vrasjen, kanë qenë të maskuar edhe nuk dihet a kenë qenë pjesëtarë të UÇK-së.

Ai tha se Limaj nuk bartë asnjë përgjegjësi për aktakuzë me të cilat ngarkohet, sepse Fatmir Limaj nuk ka pas kontroll në atë zonë dhe me atë se përgjegjësinë për ato dy vrasje e ka marrë Shtabi i Përgjithshëm dhe në atë kohë, Limaj nuk ka qenë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm në atë kohë.

“Personat që dyshohet që kanë kryer vrasjen, kanë qenë të maskuar edhe nuk dihet a kenë qenë pjesëtarë të UÇK-së”, tha Rrecaj në një intervistë për transmetuesin publik.

Ai shtoi se është habi që pas dy aktgjykimeve, rasti në Hagë dhe rasti Kleçka, ndodh që prapë Limaj të kërkohet fajtor.

Ai tha se ekziston një mundësi që ky proces gjyqësor të mos fillojë, pasi ka dëshmi të mjaftueshme ku dëshmohet që Limaj është i pafajshëm dhe ato do t’i paraqesin në shkallën e parë dhe të dytë të shqyrtimit të ankesave.

“Ekziston mundësia që në fazën preliminare, pasi ne të paraqesim një ankesë dhe pasi të paraqesim dëshmitë tona, trupit gjykues ka mundësi që ta hedh poshtë këtë aktakuzë, për të mos shkuar në procese gjyqësor të tejzgjatura me vite”, tha avokati Rrecaj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...