Këta janë 19 njerëzit më të pasur në Shqipëri

28 Tetor 2016 - 19:32      

Edhe këtë vit janë bërë publik njerëzit më të pasur në Shqipëri. Ashtu si vitin e kaluar, shqiptari më i pasur ka rezultuar Samir Mane.

Në listën e 19 më të pasurve janë emra të njohur të biznesit, shumica e të cilëve kanë aktivitet në disa sektorë të ekonomisë, si në tregun e karburanteve, ndërtimit, tregtisë me shumicë, medies, sektorit financiar, etj.

Metodologjia e përdorur në përcaktimin e më të pasurve gjithsesi duket se është mjaft e kufizuar dhe merr parasysh kapitalin e shoqërive tregtare në pjesët që i takojnë secilit aksionarë, fitimin për vitin e kaluar dhe kapitalin neto.

Secili kriter është ponderuar me një peshë të caktuar, për të dalë në një renditje agregate. Studimi i këtij viti ka përfshirë 60 sipërmarrës, ndërsa, sipas Fondacionit për Liri Ekonomike, synimi është që vitin e ardhshëm të analizohen 100 të tillë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...