28 Tetor 2016 - 19:24
Tahiri ka insistuar se fjala është për një varg kushtesh që në fakt Bashkimi Evropian i ka caktuar për Serbinë, e cila nuk po i zbaton marrëveshjet e arritura në Bruksel.
Dokumenti i dorëzuar nga Tahiri në Kuvend, këtë javë, e që në fakt në Bruksel kishte arritur 2 vjet e gjysmë më parë, ka ngritur reagime të ashpra në Beograd.
Qeveria serbe u mblodh urgjentisht dhe tha se nuk e ka ndërmend ta diskutojnë demarkimin e kufirit, sepse Vuçiq e cilësoi këtë si tendencë për ta poshtëruar Serbinë.
Sidoqoftë, Tahiri ka vënë sot gur-themelin e pikës së shtatë kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Kapi të Sfircës, i cili doli nga marrëveshja e IBM-të, e cila do të shkurtojë lidhjen mes Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën për 60 deri në 80 kilometra.
Ajo u tha banorëve të zonës së re kufitare se nuk ka qenë e lehtë të bindet Serbia për këtë kufi, por që me vendosmëri, ia kanë arritur.
Tahiri herë thotë se Kosova ka e herë se s’ka... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...