28 Tetor 2016 - 19:17
Ligji për Zgjedhjet Lokale parasheh që kjo të bëhet jo më larg se 10 ditë pas dorëheqjes së kryetarit ose shpërbërjes së Kuvendit Komunal.
Megjithatë, zgjedhjet e parakohshme nuk mund të mbahen më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë pas shpërbërjes, raporton KTV. Sipas kësaj, zgjedhjet i bie se mund të mbahen të dielën e 27 nëntorit ose më së voni atë të 4 dhjetorit.
Me vendimet për Rastin ‘Drenica’, pos Drenasit, në zgjedhje rrezikon të shkojë edhe Skenderaj.
KohaVisioni ka mësuar nga burime brenda EULEX-it se vendimi i Gjykatës së Apelit për rastin e dytë të grupit ‘Drenica’ është marrë por vetëm është në përkthim nga anglisht në shqip.
Televizioni ka mësuar se Sami Lushtakut i është konfirmuar dënimi prej 12 vjetësh me burgim, që e çon në zgjedhje edhe komunën tjetër të Drenicës.
Për dy ditë radhazi, Kuvendi i Kosovës ka diskutuar për dënimin e rastit Drenica, çka është kritikuar nga institucione ndërkombëtare e vendore.
Në një deklaratë për KTV-në, Ambasada Amerikane në Kosovë ka konfirmuar se është duke e përcjellë këtë çështje.
Ndërkohë ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell ka thënë se presioni politik në drejtësi, duke përfshirë përpjekjet për t’iu shmangur drejtësisë për të akuzuarit për krime, është një formë e korrupsionit.
“Ne e dimë që historia e Kosovës bëri që NATO të intervenojë më 1999. Gjykimi i individëve për krime që supozohet të jenë kryer gjatë asaj periudhe nuk e ndryshon historinë apo dëmton imazhin e një organizate të tërë. Mënyra se si i përgjigjemi supozimeve të tilla është matës i fuqisë së demokracisë dhe institucioneve të një shteti”, ka thënë O’Connell.
Presidenca hesht për datën e zgjedhjeve në... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...