Seanca për vlerat e luftës u cilësua e vonuar dhe absurde [video]

28 Tetor 2016 - 19:13      

Absurde dhe të vonuar e kanë quajtur seancën e jashtëzakonshme të mbajtur të enjten në Kuvendin e Kosovës, krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Derisa rezoluta e votuar të premten, sipas tyre, është e kotë nëse nuk merret parasysh, raporton KTV.

Kryetari i ri i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, e ka quajtur të papranueshëm vendimin për rastin e grupit “Drenica II”.

Kurse nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se ligji për veteranët duhet të plotësohet sepse, sipas tij, si i tillë nuk është ligj i mirë.

Kjo, sipas tij, ka ndodhur pasi që, siç është shprehur ai, qeveria merret me gjëra të tjera, krejtësisht të kota.

Krerët e kësaj organizate kanë folur edhe për listat e veteranëve, duke bërë përgjegjës komisionin qeveritar për fryrjen e tyre dhe për parregullsitë e tjera.

Ndërkohë, Instituti Demokratik i Kosovës vlerëson se debati parlamentar për vlerat e UÇK-së shpërfaqi mungesën e vlerave të deputetëve.

“Thirrja e seancës së jashtëzakonshme për zhvillimin e një debati parlamentar për vlerat e UÇK-së si reagim ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit për rastin “Drenica 2”, përveç se ka qenë formë e presionit të pushtetit legjislativ ndaj atij gjyqësor, ka përçuar mesazh të gabuar te qytetarët. Nëse Kuvendi nuk i beson sistemit të drejtësisë dhe konteston vendimet e saj, atëherë si mund të pritet nga qytetarët të bëjnë këtë?!..Degjenerimi i debatit në fyerje personale, kërcënimet mes deputetëve, përdorimi i gjuhës jo parlamentare, shkëmbimi i akuzave të ndërsjella, e posaçërisht tentim sulmi i deputetit në foltore janë të patolerueshme, sidomos në një debat ku pretendohet të diskutohet për vlerat e UÇK-së”, thuhet në reagim.


Seanca për vlerat e luftës u cilësua e vonuar... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...