Mes tensionesh vazhdoi seanca për vlerat e luftës së UÇK-së [Raport i KTV-së]

28 Tetor 2016 - 19:08      

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar rezolutën për vlerat e luftës së UÇK-së, në seancën e sotme, e cila ishte vazhdimësi e asaj të së enjtes.

Draft-Rezoluta e përgatitur nga shefat e grupeve parlamentare të PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nismës ka kaluar me 61 vota për, asnjë kundër, e 11 abstenime, raporton KTV.

Në këtë rezolutë ndër të tjera thuhet se Kuvendi zotohet që brenda gjashtë muajve do ta miratojë Ligjin për mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës së saj për çlirim.

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar një rezolutë tjetër, e cila nuk është hedhur në votim nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me arsyetimin se me këtë rezolutë duhet të ndërrohet Kushtetuta.

Vetëvendosje kishte propozuar që UÇK-ja të futej edhe në preambulën e Kushtetutës së Kosovës. Edhe gjatë vazhdimit të seancës së sotme, pati përplasje mes deputetëve të PDK-së me Vetëvendosjen.


Mes tensionesh vazhdoi seanca për vlerat e... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...