
28 Tetor 2016 - 19:02
“Sipas aktakuzës, rasti ka të bëj me vrasjen e dy civilëve: Ramiz Hoxha nga fshati Bellanicë dhe Selman Binishi nga fshati Banjë, komuna e Malishevës, të cilët me datë 02 nëntor 1998, janë marrë në afërsi të xhamisë së fshatit Bellanicë dhe janë ekzekutuar në hyrje të fshatit Kravasari”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale.
Limaj, gjithnjë sipas njoftimit të prokurorisë, si komandant i Brigadës 121, nuk ka ndërmarrë masa për të parandaluar ose ndaluar vrasjen e dy civilëve.
Ramiz Hoxha nga Bellanica dhe Selman Binishi nga Banja, fshatra të Malishevës, thuhet të jenë marrë në afërsi të fshatit Bellanicë dhe janë ekzekutuar në hyrje të fshatit Kravasari.
Ish-komandant Çeliku me 12 maj të këtij viti është marrë në pyetje për më shumë se 3 orë nga Prokuroria Speciale e Kosovës për këtë rast.
Në atë kohë Limaj pati thënë se nuk ndihet fajtor dhe se beson që deklarata e tij do ta ndihmojë prokurorinë.
Raport i KTV-së rreth aktakuzës së re kundër... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...