28 Tetor 2016 - 18:52
Në takim, ku ishin të pranishëm edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, kryeministri Mustafa e përgëzoi Gucati për zgjedhjen në këtë detyrë, duke i uruar sukses në realizimin e synimeve dhe objektivave të tij në krye të OVL të UÇK-së, transmeton Koha.net.
Mustafa, po ashtu, theksoi përkushtimin e Qeverisë për thellimin e bashkëpunimit me Organizatën e Veteranëve të Luftës Çlirimtare.
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ndër të tjera, shprehu vullnetin e tij për bashkëpunim të mëtejmë me qëllim të avancimit të gjendjes dhe mirëqenies së veteranëve të UÇK-së.
Gjatë takimit, është biseduar edhe për tema të rëndësishme që lidhen me statusin dhe mirëqenien e veteranëve të luftës çlirimtare dhe çështje të tjera në interes të përbashkët.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...