28 Tetor 2016 - 17:19
Deputetët serbë janë ankuar në Kushtetuese duke theksuar se gjatë miratimit janë shkelur procedurat pasi ligji nuk është proceduar sipas nenit 81 të Kushtetutës së Kosovës që flet për ligjet me interes vital.
Por Ligji për Trepçën nuk bënë pjesë në këtë kategori, pasi neni thotë, se legjislacioni vital janë ligjet që kanë të bëjnë me themelimin e komunave, zgjedhjet lokale, mbrojtën e trashëgimisë kulturore, për gjuhët, simbolet dhe fetë, simbolet dhe festat publike.
Andaj duke qenë se Trepça bënë pjesë në asetet shtetërore dhe nuk bënë pjesë në legjislacionin vital, Kushtetuesja nuk e ka parë si palë kundërshtimin e një komuniteti për një ligj me interesa nacionale.
KTV-ja mëson se vendimi është në fazën përfundimtare dhe do të publikohet javën e ardhshme.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...