Limaj thotë se vrasjet përsipër i ka marrë Shtabi i Përgjithshëm, ku nuk ishte anëtar

28 Tetor 2016 - 16:28      

Fatmir Limaj, të cilit sot i është ngritur një aktakuzë për krime lufte ndaj popullatës civile, saktësisht për vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishin.

Limaj nëpërmes një letre thotë se për këtë është hetuar së paku tri herë, dy nga UNMIK-u e njëherë nga Tribunali i Hagës, transmeton Koha.net.

“Edhe pse as vet prokuroria nuk e din kush janë vrasësit e atyre civilëve, ajo më bën mua përgjegjës pse nuk e paskam parandaluar apo ndaluar dhe pastaj hetuar vrasjen e dy civilëve për të cilët as në aktakuzë nuk dihet se kush janë vrasësit e atyre civilëve”, thotë ndër të tjera Limaj.

Ai më tej thotë se për ato vrasje është përgjigjur me komunikatë Shtabi i Përgjithshëm të UÇK-së, ku nuk ishte ai.

“Nga shkresat e lëndës del se në atë kohë përgjegjësinë për këto vrasje përmes një komunikate e ka marrë përsipër Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. Aty ka përfunduar kompetenca ime sepse unë në atë kohë nuk kam qenë anëtarë i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së”, shton më tej Limaj.

Lexo letrën e plotë:

Prokuroria e Kosovës sot ka dalë me një aktakuzë kundër meje për një rast të cilin unë jam hetuar së paku tri herë. Dy herë nga UNMIK-u dhe një herë nga Tribunali i Hagës. Në të tri rastet për mungesë të provave hetimet kundër meje janë mbyllur dhe kjo dëshmohet edhe nga shkresat hetimore të lëndës të cilat sot i mora nga prokuroria.

Të vetmin arsyetim në të cilin prokuroria e mbështet aktakuzën është se vrasjet kanë ndodhur në territorin për të cilin prokuroria pretendon se në atë kohë ka qenë territor i brigadës 121 të UÇK-së.

Edhe pse as vet prokuroria nuk e din kush janë vrasësit e atyre civilëve, ajo më bën mua përgjegjës pse nuk e paskam parandaluar apo ndaluar dhe pastaj hetuar vrasjen e dy civilëve për të cilët as në aktakuzë nuk dihet se kush janë vrasësit e atyre civilëve.

Shtrohet pyetja, si mund të bëhesh përgjegjës pse nuk kam parandaluar diçka për të cilën fare nuk kam qenë në dijeni se mund të ndodhë.

Gjithashtu në aktakuzë thuhet se nuk është bërë asgjë për t’u hetuar rasti.

Nga shkresat e lëndës del se në atë kohë përgjegjësinë për këto vrasje përmes një komunikate e ka marrë përsipër Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. Aty ka përfunduar kompetenca ime sepse unë në atë kohë nuk kam qenë anëtarë i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Nga kjo që thash më lartë del qartë se këtu nuk kemi të bëjmë më përpjeke për të ndriçuar rastin dhe fajtorët të marrin dënimin e merituar.

Këtu është duke u keqpërdorur ky rast në mënyrë që të vazhdojë përndjekja kundër meje.

Kjo besoj tanimë për të gjithë është e qartë.

Familjarët e viktimave me të drejtë presin ndriçimin e rastit dhe zbulimin e fajtorëve dhe jo tragjedia e tyre familjare të shfrytëzohet për qëllime tjera.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...