28 Tetor 2016 - 15:25
Ai, sipas oranewas, ka theksuar se edhe pse ka kaluar më shumë se një vit e gjysmë nga hyrja në fuqi e ligjit dhe pavarësisht se Kuvendit i është dërguar një listë me 11 kandidatë potencialë për 5 anëtarët e këtij Autoriteti, Kuvendi ende nuk ka votuar për ta.
Borchardt: Me keqardhje konstatojmë se, edhe pse ka kaluar mbi një vit e gjysmë nga hyrja në fuqi e ligjit, dhe pavarësisht se Kuvendit i është dërguar një listë me 11 kandidatë potencialë për 5 anëtarët e këtij autoriteti, Kuvendi ende nuk ka votuar për kandidatët.
E përshëndetëm hovin që u duk se do të shoqëronte zbatimin e këtij ligji dhe dëshirojmë të shohim personat përgjegjës të marrin masat e nevojshme për ta kthyer në axhendën e parlamentit, për të mundësuar zbatimin e ligjit dhe hapjen e dosjeve në përputhje me ligjin. Ne jemi të gatshëm të japim mbështetje të mëtejshme për ta çuar përpara këtë nismë.
Deklaratat e shefit të OSBE-së u bënë gjatë veprimtarisë veprimtarinë “Hapja e dosjeve të Sigurimit – Sa më shpejt aq më mirë” organizuar nga Konrad Adenauer Stiftung, në kuadër të “Ditëve të Kujtesës”.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...