Koordinatori i PDK-së në Pejë kërcënohet me jetë nga nënkryetari i Komunës

28 Tetor 2016 - 14:49      

Xhavit Haliti, kryetar i Degës së PDK-së në Pejë, përmes një reagimi ka shfaqur shqetësimin për kanosjen me jetë të koordinatorit të PDK-së në Pejë, Arton Muhaxheri.

Sipas reagimit, koordinatori i PDK-së në Pejë, z. Arton Muhaxheri, është kanosur nga nënkryetari i Komunës së Pejës, Shkumbin Gashi.

Unë si kryetar i Degës jam njoftuar në lidhje me rastin përmes vetë z. Muhaxheri si dhe mediave elektronike e të shkruara se i njëjti është kanosur me jetë nga nënkryetari i Komunës së Pejës, Shkumbin Gashi. Pa dashur të jap ndonjë konstatim rreth kësaj çështje, duke pasur parasysh se rasti është paraqitur në organet e ndjekjes, kam inkurajuar jo vetëm Artonin, por secilin aktivist të PDK-së, i cili eventualisht mund t’i ekspozohet rrezikut për jetë nga individë të papërgjegjshëm, t’iu drejtohen organeve të ndjekjes.

PDK, Dega në Pejë, i dënon veprimet e tilla, e sidomos ato të karakterit politik ndaj zyrtarëve të saj, sepse mendimi dhe fjala e lirë është e garantuar edhe me Kreun II të Kushtetutës së Kosovës dhe organet e ndjekjes janë të detyruara t’i mbrojnë këto vlera përmes mekanizmave të tyre.
Shpresojmë që veprime të tilla të mos përsëriten në të ardhmen, por secili keqkuptim eventual të zgjidhet sipas ligjeve të Republikēs së Kosovës.

PDK nē Pejë do ta vazhdoje aktivitetin e saj drejtë sukseseve të reja, - thuhet në reagimin e Xhavit Halitit.
Koha.net me gjithë përpjekjet të marrë prononcimin e nënkryetarit të Komunës së Pejës, Shkumbin Gashi, nuk ia ka dalë të vendosë kontakt me të.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...