28 Tetor 2016 - 14:37
Ai ka për TV Russia Today ka thënë se jemi miq me shumë vende në BE, por këto pesë shtete kanë vendosur të mos e njohin Kosovën jo vetëm pse jemi miq, por pse njohja do t’i sillte në situatë që të luftojnë për sovranitetin dhe integritetin e vet territorial.
“Serbia, sidomos nga viti 2012, kurrë më nuk do ta japë pëlqimin që shqiptarët të kryejnë detyrën si pushtet lokal, gjyqësi e polici në veri të Kosovës. Janë edhe disa enklava serbe por ato nuk kanë ndikim në emërimin e zyrtarëve që vijnë nga Prishtina”, citon FoNet të ketë thënë Nikoliq.
Ai ka përkujtuar inicimin e dialogut me Prishtinën, por ka thënë se shqiptarët e kërkuan qartas pavarësinë, se BE –ja deshi t’ju ndihmonte dhe se për këtë arsye nuk pati marrëveshje
“Tani Kombet e Bashkuara janë i vetmi mbrojtës yni. Këshilli i Sigurimit është trup i KB-së i cili kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ai duke shtuar se Serbia ka shumë probleme për çështjen e Kosovës me Bashkimin Europian.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...