28 Tetor 2016 - 14:31
Ky projekt është iniciuar nga Oda Amerikane, e cila ka mbledhur 30,000 euro nga kompanitë anëtare, dhe institucionet vendore dhe ndërkombëtare përmes organizimeve të ngjarjeve të ndryshme, ndërsa Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale i është bashkuar një projekti të tillë duke kontribuar me po të njëjtën shumë.
Ministri i MPMS-së Arban Abrashi përgëzoi Odën Amerikane për një iniciativë të tillë, duke theksuar se aktivitete të tilla duhet të vazhdojnë edhe në të ardhmen, në mënyrë që të ndihmohen dhe mbështeten familjet në nevojë.
Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin me ministrinë dhe komunat përkatëse në çuarjen përpara të këtij projekti që synon të ofrojë mirëqenie për familjet në nevojë.
Familjet e përzgjedhura janë nga Peja, Skenderaj, Lipjani dhe Mitrovica dhe ndërtimi i shtëpive do të fillojë sapo të përzgjidhet kompania ndërtuese.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...