Daçiq: Serbia lufton të ndalë pranimin e Kosovës në OKB pa u kryer dialogu

28 Tetor 2016 - 13:42      

Jagodinë, 28 tetor –Serbia po lufton që Kosova të mos bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuar para se të përfundojë dialogu. Kështu ka thënë sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq në qytetin Jagodinë gjatë një prononcimi para gazetarëve. Sipas raportimit të medieve, ai po ashtu ka mohuar të jetë Rusia shkak i ngecjes në hapjen e kapitujve me BE-në.

Për këtë Daçiq ka fajësuar mungesën e përparimit në dialogun me Kosovën. Po ashtu ka mohuar se “dikush nga Perëndimi” ka kërkuar ndryshimin e formatit në të cilin po zhvillohet dialogu në Bruksel dhe ka përsëritur se Beogradi pret vazhdimin e bisedimeve, dhe ka shtuar se nuk pranon temat që dalin jashtë kornizës së statusit neutral, raportojnë mediet serbe, transmeton Koha.net.

Daçiq u tha gazetarëve në Jagodinë (Vojvodinë) se Beogradi e konsideron të domosdoshme të vazhdojë dialogu dhe ky është prioritet, por se askush nuk mund të llogarisë se mund të luaj me Serbinë dhe të parashtrojë kushte të reja të cilat dihet paraprakisht se nuk mund të pranohen.

Sipas tij, konkluzion i bisedës së djeshme të kryeministrit Aleksandar Vuçiq me Federice Mogherini ishte se nuk ka ultimatum, se Prishtina nuk ka deponuar diçka të re dhe se BE në lidhje me këtë nuk ka asgjë në plan.
Po ashtu ai ka mobhuar të jetë Rusia fajtore pse Serbia nuk ka përparuar në rrugëtimin drejt BE-së.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i ka quajtur të pasakta pohimet, sipas të cilave Serbia nuk ka hapur kapituj të rinj me BE-në në tetor për shkak të Rusisë dhe ka shtuar se hapja e kapitujve do të ndodhë pasi të arrihet përparim në dialogun midis Beogradit e Prishtinës.

Për moshapjen e kapitujve “i vetmi shkak është mungesa e p;përparimit në dialogun midis Beogradit e Prishtinës”, citojnë mediet serbe të ketë thënë Daçiq, transmeton Koha.net.
“Mos rreni. Duan të thonë se Rusia është fajtore pse Serbia nuk po përparon drejt BE-së”, është shprehur Daçiq duke përsëritur se kjo nuk është e vërtetë.

Daçiq ka thënë po ashtu se Serbia po lufton që Kosova të mos bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuar para se të përfundojë dialogu.

“Nëse dialogu rezulton me ndonjë marrëveshje që mund të shkojë përtej në organizatat ndërkombëtare, atëherë ne jemi të gatshëm për dialog për zgjidhje të qëndrueshme të çështjes së Kosovës. Por të na i imponojë ndokush vendime e veprime të njëanshme, Serbia me këtë kurrë nuk mund të pajtohet”, ka thënë ai.
Serbia vetëm kësaj nuk mund t’i kundërvihet, është shprehur Daçiq.

“Nëse Rusia ose Kina nuk vënë veto ndaj një vendimi të tillë, Kosova do të bëhet anëtare e KB. Vallë është e mundur që dikush të mendojë se Serbia duhet t’i vendosë sanksione atij që duhet të votojë dhe të vendosë veto ndaj pranimit të Kosovës në KB”, ka thënë Daçiq.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...