Veteranët e UÇK-së e quajnë të vonuar Rezolutën e Kuvendit

28 Tetor 2016 - 13:37      

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Rezolutën e Kuvendit të Kosovës për mbrojtjen e vlerave të luftës e ka quajtur të vonuar.

Ndërsa aktvendimi për rastin e grupit “Drenica II” e ka quajtur të papranueshëm. Kështu tha sot kryetari i ri i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati , në konferencën e parë me media pasi që është zgjedhur kryetar.

“Ne e shohim si Rezolutë të vonuar. Ne kemi kërkuar qysh më herët që të bëhet një rezolutë për mbrojtjen e vlerave të luftës....Ne kemi reaguar me kohë. Si kemi dëgjuar që është marr aktvendimi për grupin ‘Drenica II ‘ , ne kemi dërguar ragimin në media dhe kemi reaguar me kohë. Për ne ka qenë e papranueshme atë vendimin që e ka marrë shkalla e Apelit . Kriminelet janë në Mitrovicë dhe nuk janë në UÇK, nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kurrë. Lufta e UÇK-së ka qenë e pastër “, tha Gucati.

Nasim Haradinaj, nënkryetar i OVL-UÇK, tha se ligji për veteranët duhet të plotësohet sepse sipas tij si i tillë nuk është ligj i mirë.
“Ligji nuk ka hy komplet në punë . Ende Qeveria merret me gjëra të tjera , krejtësisht të kota. Ne sa i përket veteranët e luftës janë unik....Ne e kemi në plan që të formojmë edhe degën e veteranëve të luftës edhe në pjesën e Maqedonisë , Preshevës por edhe të diasporës.”, tha Haradinaj.

Organizata e Veteranëve të Luftës nuk i ka listat e anëtarëve të saj pas verifikimit që u bë nga ana e Komisionit për verifikim. Përfaqësues të OVL-së kanë thënë se në procesin e verifikimit ata kanë qenë vetëm në cilësinë e vëzhguesi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...