MASHT ndan bursa për nxënësit e Gjimnazit të Specializuar Matematikor

28 Tetor 2016 - 13:15      

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka vizituar Gjimnazin Matematikor në Prishtinë, ku nxënësve të këtij gjimnazi iu ka kumtuar vendimin për ndarjen e 113 bursave, pra për të gjithë nxënësit e kësaj shkolle, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Sipas këtij vendimi, të cilin ministri Bajrami ua ka dorëzuar solemnisht kryetarëve të klasave, Ministria e Arsimit, të gjithë nxënësve do t’u ndajë bursë shtetërore, prej 50 euro në muaj për gjithë vitin shkollor. Ministria, po ashtu, do t’u mundësojë të gjithë nxënësve të këtij gjimnazi që të ushqehen në Mensën e Studentëve në Prishtinë.

Ministri Bajrami, me këtë rast, ka theksuar edhe një herë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Arsimit për nxënësit e drejtimeve deficitare dhe stimulimin e tyre financiar, veçanërisht për nxënësit të cilët zgjedhin këto drejtime edhe në nivelin universitar.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...