28 Tetor 2016 - 12:59
“Historikun” e draft –deklaratës e tregoi kryetari i Komisionit Parlament për Politikë të Jashtme Elmi Reçica.
Ai tregoi edhe për unitetin që ishte treguar gjatë harmonizimit të draft deklaratës ndërmjet pozitës e opozitës.
Rreth draft – deklaratës foli pastaj edhe kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së Zenun Pajaziti për të cilën ai tha se kjo deklaratë duhet të tregojë unitetin e gjithë spektrit politik.
Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK –së Ismet Beqiri tha se draft – deklarata është shprehje e vullnetit politik të partive parlamentare.
Aida Dërguti nga Vetëvndosje tha se draft –deklarata e sjellë në Kuvend nuk ka asgjë të përbashkët me draft deklaratën tjetër dhe kërkoi ose përfarim të qëndrimeve për deklaratën ose refuzimin e deklaratës që e prezantoi Reçica.
Nga AAK, shefi i Grupit Parlamentar, Pal Lekaj tha se kjo parti nuk pajtohet me draft – deklaratën e prezantuar nga kryetari i Komisionit parlamentar për Politikë të Jashtme dhe për këtë arsye, tha ai, kjo deklaratë nuk do të votohet nga kjo parit.
Deputeti i Nisma-s Zafir Berisha shfaqi po ashtu mospajtimet e partisë së vet lidhur me deklaratën e prezantuar nga pozita.
Përfaqësuesi i Grupi 6+e akuzoi pse në bisedat për deklaratë nuk janë ftuar deputetët e këtij grupi.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...