28 Tetor 2016 - 12:54
Siç është shprehur Gjuriq, shqetëson sidomos fakti se provokimet e Prishtinës sipas rregullit janë të orientuara në kufizimin e të drejtave dhe lirive të popullit serb në Kosovë, që vërteton edhe një herë faktin se elita politike shqiptare nuk dëshrtion të krijojë një shoqëri të qëndrueshme multietnike, transmeton Koha.net raportimin e medieve të Beogradit.
Beogradi, sipas Gjuriqit, do të vazhdojë të punojë me sinqeritet për përmirësimin e marrëdhënieve midis popullit serb e shqiptar dhe për krijimin e kushteve për qarkullim normal të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve ndërmjet Serbisë Qendrore dhe Krahinës jugore, siç vazhdon ta quaj ai shtetin e Kosovës, transmeton Koha.net.
Gjuriq, ka falënderuar Qeverinë norvegjeze për ndihmën që ka dhënë në vazhdimësi për rindërtimin, rekonstruktimin dhe pajisjen e manastireve dhe kishave serbe në Kosovë, për të çka nga viti 2008 ka dhënë rreth 4,5 milionë euro ndihma.
Në njoftimin për medie, siç raportohet, se Gjuriq ka tërhequr vëmendjen e Bjornstadit për përdhosjen në vazhdimësi të kishës së Krishtit Shpëtimtar në Prishtinë, si një shembull ilustrues për marrëdhëniet e strukturave të atjeshme ndaj pronës së kishës ortodokse serbe.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...