BE padrejtësisht po i mban të izoluar shtetasit e Kosovës, thotë Thaçi

28 Tetor 2016 - 12:17      

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar sot se është e papranueshme që qytetarët e Kosovës janë të vetmit që janë të privuar për të lëvizur pa viza në vendet e Bashkimit Evropian.

Thaçi tha kështu sot gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian, që po mbahet në Prishtinë.

Sipas Thaçit, Kosova si asnjë vend tjetër në rajon ka zbatuar të gjitha kriteret e kërkuara nga BE për liberalizim të vizave, ndërsa sa i përket Marrëveshjes së demarkacionit nuk ka nevojë të diskutohet, sepse sipas tij kjo marrëveshje është e drejtë dhe është në interes për dy shtetet. Siç ka thënë ai, pengesat janë kryekëput politike dhe po e pengon sovranitetin e vendit.

Thaçi i ka pyetur ambasadorët se sa kufij shtetërorë kanë shënjuar kufijtë për shtetet para se Bashkimi Evropian t’i pranojë ato në BE.

Sipas presidentit izolimi i kosovarëve duhet të marrë fund sa më shpejt, por fatkeqësisht Bashkimi Evropian duke mos u turpëruar fare po i mban të izoluar qytetarët e Kosovës, transmeton KP.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...