Mali i Zi e Kosova synojnë thellimin e bashkëpunimit në rrugën e integrimeve euro-atlantike

28 Tetor 2016 - 12:13      

Prishtinë, 28 tetor – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot ambasadorin e ri të Malit të Zi në Prishtinë, Ferhat Dinosha. të cilit i ka uruar mirëseardhje në Kosovë dhe sukses në detyrën e tij të re.

Në këtë rast, pasi i ka uruar mirëseardhjen, ministri Hoxhaj i ka ofruar ambasadorit Dinosha gatishmërinë e tij dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme për ta mbështetur punën e tij në Kosovë.
“Kënaqësi ta pres sot ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha. I urova mirëseardhje dhe suksese në misionin e ri diplomatik në Kosovë. Ardhja e tij është shenjë e raporteve të mira ndërfqinjësore që kemi”, ka thënë Hoxhaj.
Nga ana tjetër ambasadori Dinosha, shprehu kënaqësinë e tij që gjendet në Kosovë, i emëruar ambasadori i parë i Malit të Zi, ndërsa ka theksuar se do të japë kontributin e tij maksimal për thellimin e bashkëpunimit në mes të Malit të Zi dhe Kosovës.
Të dy palët u pajtuan se Mali i Zi dhe Kosova synojnë thellimin e bashkëpunimit dhe avancimin e përbashkët në rrugën e integrimeve euro-atlantike.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...