“Qendra Protokollare në Gërmi në shërbim të Teknologjisë Informative”

28 Tetor 2016 - 11:31      

Nën patronatin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot në Prishtinë ka filluar punimet Konferenca e Teknologjisë Informative KOSICT, njofton kumtesa zyrtare, transmeton Koha.net.

Në fjalën e tij para të pranishmëve të shumtë, kryeparlamentari Veseli theksoi edhe njëherë përkushtimin e tij për të qenë në krah të të gjitha iniciativave që lidhen me Teknologjinë Informative, përkatësisht inovacionin dhe kreativitetin.

Duke e konsideruar këtë konferencë të një rëndësie të veçantë, Veseli tha se kjo është edhe një dëshmi e kualitetit të jashtëzakonshëm që rinia e Kosovës posedon në këtë fushë, duke marrë përgjegjësi dhe luajtur rolin e saj në shoqëri. Zhvillimi i kësaj fushe, shtoi kryetari Veseli, lidhet drejtpërdrejt me zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit.

“Jam i orientuar fuqishëm në përkrahje të këtij sektori dhe të çdo iniciative që mundëson zhvillimin e tij”, theksoi kryeparlamentari Veseli, duke përsëritur qëndrimin për vënien e Qendrës Protokollare në Gërmi në shërbim të Teknologjisë Informative.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...