28 Tetor 2016 - 11:21
Në moshën 66 vjeçare, ka vdekur dje, Agim Zatriqi, ish-drejtori i Radio Televizionit të Kosovës.
Agim Zatriqi ka kontribuuar shumë në rrugën e zhvillimit të Radiotelevizionit të Kosovës. Kështu u tha në mbledhjen komemorative, kushtuar të ndjerit Agim Zatriqi, transmeton RTK.
Ish-drejtori Agim Zatriqi ka kontribuuar shumë në rrugën e zhvillimit të Radiotelevizionit të Kosovës, dhe gjithmonë do të kujtohet nga kolegët, si një njeri i dashur, punëtor dhe një njeri me vlera të larta të profesionalizimit.
Kështu tha drejtori gjeneral i Radiotelevizionit të Kosovës, Mentor Shala, në mbledhjen komemorative kushtuar Agim Zatriqit.
"Kam mësuar shumë nga menaxhimi i tij dhe më ka ndihmuar shume përvoja e tij në menaxhimin e RTK-së. Duke qenë pjesë e RTK-së që nga viti 2000 e them me përgjegjësi të plotë se Agim Zatriqi kontribuojë shumë në fillimin e një rrugë të mbarë të Radio Televizionit të Kosovës. Nga dy orë program sa kishte RTK, kur Agimi erdhi në RTK e bëri në 24 orë program dhe sot e kemi në 96 orë program. Agim Zatriqi do të mbetet drejtori që i dha kahjen e duhur, Radio Televizionit të Kosovës dhe në të tjerët pas tij e ndoqëm", tha drejtori i përgjithshëm, Mentor Shala
Në fjalën e tij, Astrit Salihu tha se Zatriqi, ishte ai i cili i vuri bazat e një mediumi publik, i cili vazhdon të rritet çdo ditë.
Djali i të ndjerit Agim Zatriqi, Astrit Zatriqi shprehur falënderimin në emër të familjes duke thënë se janë krenar për babain e tyre.
Pas vitit 1999, Zatriqi ishte analist i medieve në Qendrën “Gani Bobi”, ndërsa në vitin 2001 u zgjodh drejtor i përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës, post që e mbajti deri në vitin 2009. Varrimi i të ndjerit bëhet sot në varrezat e qytetit në Prishtinë, në ora 15:30.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...