28 Tetor 2016 - 10:57
Ai, duke iu referuar atyre që Beogradi i ka quajtur ultimatume të Prishtinës, ka deklaruar se Qeveria do ta ketë përkrahjen e tij të pa rezervë nëse kërkesat e fundit të Kosovë do t’i hedhë poshtë si të pa kuptimta.
“I takon Qeverisë që lidhur me hapat e fundit të Prishtinës të marrë qëndrim dhe ta paraqesë atë, e ajo do ta ketë përkrahjen time të pa rezervë nëse këto kërkesa i hedh poshtë si të pakuptimta”, ka deklaruar NIkoliq për gazetën e Beogradit “Veçernje Novosti”.
Ai , duke i quajtur të përkohshme institucionet e Kosovës, ka thënë se “ato gabimisht kanë vlerësuar se ka ardhur koha për vënien e kushteve pa të cilat nuk bën më tutje në dialog:
“Fundja edhe vetë Bashkimi Europian përmbahet nga vënia e kushteve pranimi i të cilave do të ishte edhe pranim i pavarësisë së krahinës jugore serbe.
Nikoliq ka thënë se mendon të ketë pasur të drejtë kur ka vlerësuar “se jemi shumë afër vijë së kuqe në negociata të cilën nuk guxojmë ta kalojmë nëse respektojmë shtetin e sidomos Kushtetutën e tij.
“Shqiptarët po i shfrytëzojnë bisedimet që Serbia tek ata te delegojë sa më shumë të drejta, e pastaj, përkundër bisedimeve, në mënyrë bilaterale, të kërkojnë anëtarësim në organizatat që do të ishin organizata të shtetit. Kjo nuk është bazë për negociata të sinqerta, e cila nga ana e tyre nuk ka qenë as deri më tash”, ka thënë Nikoliq i cili më herët kishte propozuar që në dialog të futet parimi “se për asgjë nuk ka marrëveshje derisa të arrihen të gjitha marrëveshjet ".
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...