Sot në Kuvend edhe draft deklarata për vizat

28 Tetor 2016 - 10:27      

Pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme, në Kuvendin e Kosovës, sot është paralajmëruar të mbahet edhe seanca e rregullt plenare,transmeton Koha.net.

Në seancë, sipas paralajmërimit, do të diskutohet propozim-deklarata e Kuvendit të Republikës së Kosovës adresuar Unionit Europian për liberalizimin e vizave.

Pozita dhe opozita kanë qëndrime të ndryshme lidhur me këtë deklaratë, sidomos në pjesën ku flitet për demarkacionin me Malin e Zi.
Do të trajtohen edhe këto pika të rendit të ditës:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Propozim-Deklarata e Kuvendit të Republikës së Kosovës adresuar Unionit Europian për liberalizimin e vizave,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L-118 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-139 për procedurën përmbarimore,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-119 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-043 për faljen e borxheve publike,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-110 për kamatë-vonesat në transaksionet tregtare,

8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-024 për Shërbimin Mjekësor Emergjent,

9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-066 për profesionet e rregulluara në Republikën e Kosovës,

10. Emërimi i anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave,

11. Zgjedhja e 1 (një) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës (votim i fshehtë),

12. Zgjedhja e kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit (votim i fshehtë),

13. Zgjedhja e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit (votim i fshehtë),

14. Zgjedhja e 1 (një) anëtari të Bordit të Komisionit të Pavarur për Medie (votim i fshehtë),

15. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e 1 (një) anëtari në Bordin e Ankesave të Komisionit të Pavarur për Medie,

16. Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Shqipe Pantina, mbështetur edhe nga 8 (tetë) deputetë të tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje” lidhur me Radiotelevizionin e Kosovës,

17. Debati parlamentar sipas kërkesës së deputetes Margarita Kadriut-Ukelli, mbështetur edhe nga 9 (nëntë) deputet tjerë nënshkrues lidhur me detyrimet e mundshme financiare të Kosovës për pretendimet e kompanive që kanë ushtruar padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...