28 Tetor 2016 - 08:11
Seanca e djeshme, e cila filloi në ora 10:00 dhe përfundoi në orët e vona të mbrëmjes, u përshkua me tone përkrahëse ndaj luftës së UÇK-së, kundërshtim të dënimit që u është shqiptuar Grupit të Drenicës dhe luftëtarëve të tjerë dhe me akuza e kundër akuza mes pozitës dhe opozitës.
Në rezolutën e harmonizuar nga Grupet parlamentare, thuhet se Kuvendi i Kosovës zotohet që brenda gjashtë muajve do ta miratojë Ligjin për mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës së saj për çlirim.
“Lufta çlirimtare e Kosovës e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës me qëllim të çlirimit të Kosovës, sjelljes së lirisë dhe pavarësie për popullin e Kosovës me karakter mbrojtjen dhe çlirimtare, duke e respektuar, të drejtën dhe standardet më të larta të luftës, e drejtuar ekskluzivisht kundër forcave ushtarake policore dhe administratës okupuese të Serbisë në Kosovës, është lufta e armatosur e popullit të Kosovës e cila mbrohet dhe çmohet nga çdo qytetarë dhe institucion i Republikës së Kosovës. Pjesëtarët e UÇK-së, me sakrificën dhe angazhimin dhe kontributin e tyre të çmuar në luftën e çlirimtare të Kosovës ishin faktor vendimtar për sjelljen lirisë, e pavarësisë për popullin e Kosovës dhe në këtë drejtim gëzojnë dhe duhet të gëzojnë mbështetjen dhe vlerësimin e tyre të merituar institucional në pajtim me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në rezolutë.
Më tej shkruhet se: “Edhe në rastin e dënimit të grupit Drenica i bëjmë thirrje të gjitha institucioneve e pushtetit publik dhe sidomos gjykatat që t’i kushtojnë kujdes esencës së të drejtës që kufizohet, rëndësisë së qëllimit të kufizimit, natyrës dhe vëllimit të kufizimit, raportit midis kufizimit dhe qëllimit që synohet të arrihet, si dhe ta shqyrtojë mundësin e arritjes së atij qëllimi me kufizim më të vogël”, thuhet në draft rezolutën që iu është shpërndarë deputetëve”.
Po ashtu, në rezolutë thuhet se pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë të drejtë për gjykim të drejtë dhe të paanshëm dhe sikur çdo qytetari u garantohet mbrojtja e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore.
Sipas kësaj rezolute, transmeton kp, të gjitha institucionet dhe qytetarët e Kosovës duhet t’i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme në pajtim me Kushtetutën e dhe legjislacionin në fuqi për t’i mbrojtur pjesëtarët e ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët m und t’u nënshtrohen veprimeve diskriminuese, si rrjedhojë e të qenit pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...