Kreu i OVL të UÇK-së thotë se EULEX-i ka gjykata sikur të Serbisë

27 Tetor 2016 - 23:50      

Kryetari i ri i Organizatave të Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se me dënimin e grupit “Drenica II” dhe Gjykata Speciale, janë duke u munduar që t’i krahasojë çlirimtarët me kriminelët e Serbisë.

Ai ka thënë se në rrafshin e gjykimeve të padrejta, EULEX-i dhe Serbia janë të njëjta, transmeton Koha.net.

“Në gjykim janë të njëjta EULEX-i dhe Serbia. Kanë montuar raste. Ne kemi kërkuar që të hiqet EULEX-i nga Kosova, ne kemi gjykata dhe të mbetet në dorë të tyre”, ka thënë Gucati, teksa ka shtuar se nuk ka pasur krime lufte nga UÇK-ja, e ata që duhet dënuar shëtitën në Veri të Mitrovicës dhe Graçanicë.

Kurse debati i sotëm, për Gucatin është sa për sy e faqe. Ndërsa mundësia e protestave është duke u shqyrtua.

Gucati ka pranuar se deri në vitin 2010 kam qenë aktiv në PDK, por më nuk është, duke siguruar se nuk do të ketë ndikime politike tek ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...